Loading...

Ndjekësit e Eurovizionit ‘shp ërthejnë’ me kritika: ‘Ronela duhet të fitonte, ku shkuan votat tona?’

Drejtësi për Shqipërinë dhe Ronelën”, kështu shprehen mijëra ndjekës të “Eurovision Song Contest”, pasi këngëtarja Ronela Hajati më këngën e saj “Sekret”, u la jashtë finales.

Rrjeti social instagram i Eurovizionit, konkretisht postimi për 10 kualifikimet për finale e mdhe, është mbushur me kritika nga ndjekës nga e gjithë bota, të cilët e cilësojnë si të padrejtë vendimin për lënien jashtë të Ronela Hajatit.

Disa prej tyre e cilësojnë të korru ptuar Eurovizionin, duke kërkuar llogari për votat e tyre që i kanë dërguar ndaj Ronela Hajatit.

“Na treguat që jeni të pavërtetë”, “drejtësi për Shqipërinë”, “Jemi të sh okuar, ku është Shqipëria”, “ç’farë ndodhi me Shqipërinë”, “vo dhët Shqipërinë”, “turp t’ju vijë”, “Shqipëëri, ti ke fituar për ne”, “ku janë votat tona”, janë disa prej komenteve të shumta drejtuar Eurovizionit, të cilat numërohen me mijëra

Tre rastësi rekordesh për Ronelën në Eurovizion
Që prej nisjes së provave zyrtare për performancën në Eurovizion, Ronela u përball me inc identin e parë, ku organizatorët i fshinë foton, pasi e cilësuan si provokuese. Rastësia e parë ishte se fotoja e Ronelës, the u rekorde pëlqimesh, duke lënë pas çdo vend tjetër.

Së dyti, natën e 10-majit në faqen e “Instagram”, Eurovizion ho dhi disa pjesë së secilës perfomancë, ku ajo e Ronelës me “Sekret”, numëron plot 412,027 shikime, ku përveç Ukrainës, lë pas çdo vend tjetër që performoi.

Së treti, këngët e postuara në kanalin e Eurovizion në “Youtube”, sërish Ronela th eu rekord me klikime, duke kapur 1.7 mln klikime, dhe përsëri veç Ukrainës, lë pas çdo video tjetër.

Pavarësisht se nuk kaloi në finale, duket se performanca e Ronelës bashkë me trupën e baletit duket se është pëlqyer shumë nga ndjekësit nga anë e mbanë botës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com