Loading...

Moderatorja i harron emrin, ja si ia kthen gazetari i njohur shqiptar

Një episod i pakëndshëm ka ndodhur mes dy moderatorëve shqiptarë pasditen e sotme në emisionin “Ditë pas Dite”.

Moderatorja Fjodora Fjora dhe Ronaldo Sharka kanë patur disa “thumba” me njëri tjetrin të cilat çuan deri në debat.

Gjithçka nisi kur drejtuesja e programit, Fjodora Fjora pyeti Ronaldo Sharkën, nëse e ka të vështirë të përshtatet me të ftuarit që sipas saj përcjellin antivlera, nëse është moderatori që bie në nivelin e tyre, apo të ftuarit rriten në nivelin e Ronaldos.

E teksa biseda vazhdonte moderatorja i harroi emrin Ronaldo Sharkës, duke e karakterizuar atë si një person të rrjeteve sociale.

Pjesë nga de bati:
Fjodora Fjora: Ju vazhdoni ma thoni këtë Ronaldo Sharkën. Kush është ky Ronaldo Sharka. Çfarë përfaqëson?

Ronaldo Sharka: Ronaldo jam unë. Unë kur i ftoj të ftuarit e mi nuk ua harroj emrat por gjithsesi.

Fjodora Fjora: E pra se na habite tani thash se po flasim për një njeri që e ke pasur të ftuar në emision. Të kërkoj shumë ndjesë.

Ronaldo Sharka: Ska problem, mosha bën të vetën.

Fjodora Fjora: Patjetër, mosha bën të vetën.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com