Në puntatën e djeshme të “Ftesë në 5” moderatorja Bieta Sulon, mori një surprizë të këndshme nga stafi dhe nga publiku.
Të shtunën ajo festoi 37-vjetorin e lindjes, një detaj që e përmendi edhe në hyrje të emisionit të sotëm. “Sot po vij një vit më e pjekur para jush”, tha me humor Bieta, pas kësaj ajo u surprizua me buqeta me lule që i ka ndarë edhe me ndjekësit në Instastory.
Bieta i fryu qirinjtë në orën 12 të natës me bashkëshortin e saj, Alban Dudushin dhe djalin e tyre, Kroi Art.
“Kështu e pritëm edhe këtë 9 prill. Me 2 çunat e mi, i vogli s’e ka hiç problem të presë orën 12, por shumë ama t’i rezistojë tortës Ps. shija e tortës edhe kësaj here ishte përzgjedhur nga shef Kroi: me shuuuumë fruta të freskëta pylli”, shkroi në rrjetet sociale moderatorja dhe autorja e emisionit të pasdites në Top Channel.
Moderatorja prej vitesh drejton “Ftesë në pesë”, një emision pasditeje. Edhe pse është përfolur shpesh për një largim nga Top Channel, pasi bashkëshorti i saj është tashmë pjesë e një ekrani jetër, Bieta ka vijuar në po të njëjtin televizion.