Loading...

Nëna e Beatrix Ramosajt habit me veprimin ndaj Ilir Shaqirit

Mamaja e Beatrix Ramosaj ka publikuar një video në Instastory ku e bija dhe Ilir Shaqiri kërcejnë kur ka qenë pjesë e “Big Brother VIP”. Ajo u ka bërë tag të dyve duke i vendosur emojin e yllit dhe duartrokitjes. Videoja më pas është rishpërndarë edhe nga balerini në llogarinë e tij.
Ky veprim ka ngritur dyshime te njerëzit se është një lloj ha kmarrjeje ndaj Donald Veshajt pas ndarjes së tij nga Beatrix. Kur ishin pjesë e formatit Iliri dhe Donaldi kanë patur një marrëdhënie problematike duke debatuar shpesh ashpër dhe me ofendime. Ata cilësoheshin si dy ‘rivalë’ dhe kjo zgjati për katër muaj.

Ndonëse pritej që pas mbarimit të formatit dyshja të kishte një marrëdhënie të mirë, diçka e tillë nuk ka ndodhur. Ata jo vetëm që nuk janë shfaqur asnjëherë bashkë por madje Iliri edhe e ka ironizuar Donaldin. Kujtojmë këtu se kur Donaldi e ftoi t’i bashkohej iniciativës së tij për bamirësi për të ndërtuar katër shtëpi, Iliri iu përgjigj duke thënë: “Ka kush ngre tulla, unë kam qëllime të tjera”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com