Loading...

Nuk do e besoni si dukej Valbona Selimllari shumë vite më parë (foto)

Vitet kalojnë por Valbona Selimllari vazhdon të mbetet një ikonë bukurie në vendin tonë. Ajo është mjaft aktive në ekran, e me bukurinë dhe elegancën që e karakterizojnë gëzon simpatinë e shumë njerëzve.

Selimllari është aktive dhe në rrjetet sociale, ku ndan shpesh foto me ndjekësit e saj. Së fundmi, bukuroshja shqiptare është rikthyer shumë vite pas në kohë, duke kujtuar momente nga adoleshenca. Ajo shihet me flokë të shkurtë gjë të cilën nuk e kemi parë te ajo pasi u bë figurë publike duke u portretizuar gjithnjë me flokët e gjatë. E buzëqeshur dhe në njërën prej tyre me syze, Valbona shihet teksa ka veshur rroba për djem por që sërish e bëjnë të ketë shumë hijeshi.

Duke shikuar këto foto, duket sikur vitet nuk kanë kaluar aspak për Selimllarin, e cila është konsideruar shpesh si shembulli i rinisë së përjetshme dhe kur mosha është thjesht një numër.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com