Në një takim me fermerët tregoi se në Shqipëri janë ndalur investimet publike përfshirë dhe tuneli i Llogarasë. Dhe tregoi pse.
“Sot që flasim në Shqipëri ka ndaluar pjesa më e madhe e investimeve publike dhe private të ndërtimeve sepse hekuri është rritur trefish.
Kanë ndaluar dhe janë duke ndaluar përditë investimet tona sepse kontratat tona me ndërtuesit për tunelin e Llogarasë e investime të tjera janë me çmimin e hekurit 3 herë më pak.
Për të vazhduar ata na thonë ne nuk mund të vazhdojmë të zbatojmë kontratën ku këtu, jo për fajin tonë por për një forcë madhore ka ndodhur kjo se ne nuk e realizojmë dot, falimentojmë.
Çfarë duhet të bëjmë të shtojmë financat apo të bëjmë stop? Shumë njerëz i bijnë shkurt lëri investimet por të lë investimet është fjalë goje, do të thotë të heqësh dorë nga taksat që do të marrësh nga ato investime dhe futesh në një spirale rënieje”