Pas përfundimit të “Big Brother” nuk janë përfolur vetëm historitë e dashurisë së çifteve të formuara në lojë, por edhe miqësitë.
Ajo që na ra në sy të gjithëve vetëm ditët e para ishte ftohja mes Arjolës dhe Monikës. Dy aktoret brenda shtëpisë ishin mikesha të ngushta, duke kaluar thuajse të gjithë kohën së bashku, por jashtë gjërat duket se kanë ndryshuar.
E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, këtë javë Arjola Demiri ka rrëfyer detaje të reja li dhur me she rrin me aktoren e njohur, Monika Lubonja. Aktorja ka treguar se ende ruajnë marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën, por nuk kanë pasur kohë që të dalin për të darkuar apo për të pirë një kafe, pasi ende po qëndron me fëmijët e saj.
“Jemi takuar dhe përqafuar edhe në ‘Fun Club’, por për të dalë nuk kemi dalë, pasi unë kam qenë e fokusuar këtë periudhë të fëmijët. Ne e kemi pyetur njëra-tjetrën se si jemi, madje në ‘Fun Club’ ajo më ka thënë ‘të dua’, edhe unë ia kam kthyer, por kamerat nuk e kanë kapur momentin. Kështu, në media dolën këto fjalë, por mes meje dhe asaj nuk ka asnjë krisje”, ka rrëfyer Arjola.
E pyetur nga moderatorja e programit se do ta merrte në telefon tani Monikën, a do t’i përgjigjej ajo?
“Nuk ia kam numrin, flasim në ‘Instagram’”, – ka thënë Arjola. Por, duket se historia nuk është edhe kaq e qetë sa duket.
Monika Lubonja dhe Arjola Demiri ishin të dyja prezente te ditëlindja e Big Mamës. Këngëtarja nga Shkupi organizoi këtë javë ditëlindjen e saj në Tiranë, ku nuk munguan disa ish-banorë.
Arjola Demiri ka qenë përgjatë gjithë mbrëmjes në shoqërinë e Ilirit, Einxhelit, Dagzit, Sabianit dhe Sarës. Monika nga ana tjetër ka ardhur më vonë në festë, duke shmangur takimin me Arjolën, por duke kaluar kohë më shumë me DJ PM dhe miqtë e tjerë.
Nga të ftuarit e mbrëmjes kemi mundur të mësojmë se dy aktoret nuk kanë kaluar asnjë moment në shoqërinë e njëra-tjetrës. Ndonëse kanë qenë në një ambient, Monika dhe Arjola janë përshëndetur ftohtë, duke qëndruar në cepa të ndryshëm të ambientit.
Edhe në rrjetet sociale, në postimet e ndryshme që ato bënë, nuk ishin në asnjë vend. Duket se tifozeria e tyre për Ilirin, apo për Donaldin ka sjellë edhe në prishjen përfundimtare të raportit të ngushtë që ato të dyja krijuan brenda shtëpisë.
Duket se de batin mes tyre e dinë edhe ish-banorë të tjerë. Ka qenë Antonela, ajo që foli për këtë raport të ngrirë mes dy ish-banorëve. Gjatë debatit mes Arjolës dhe Antonelës gjatë spektaklit të post-BBV u përfshi edhe Monika.
Ishte Antonela, ajo e cila iu drejtua Arjolës, duke i thënë se, “ti i pr ishe raportet edhe me Monikën sapo dole nga BBV”. Me këtë rast Arjola iu drejtua Monikës që të thotë të vërtetën, e cila realisht është komentuar shumë pas përfundimit të “BBV” se a flasin dy mikeshat sot apo jo.
“Arjola më ka mbështetur në të gjithë rrugëtimit tim dhe ne kemi raport shumë të mirë jashtë”, u shpreh Monika, duke e dhënë përgjigjen e shumëpritur nga publiku./Panoramaplus.al