Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë nisur pushimet bashkë me të bijën. Fotot e shumta në rrjete sociale nuk kanë munguar, por një prej tyre u komentua shumë.
Në foto Ajka shihet pranë barkut të Xhensilës ka shkaktuar dyshime se këngëtarja është në pritje të ëmbël.
Mirëpo, ky lajm nuk është aspak i vërtetë. Ka qenë vetë këngëtarja e cila ka hequr të gjitha dyshimet.
E kontaktuar nga Prive, Xhensila ka thënë: “Nuk është e vërtetë. Një vëlla ose motër është në plane, por ky nuk qenka momenti.”