Arjola Demiri mbrëmë ishte e ftuar në “Goca dhe Gra”, ku ka folur për shumë gjëra.
Në mesin e diskutimeve, Arjola ka folur edhe për she rrin me aktoren e “Portokallisë”, Renata Caci, shkruan lajmi.net.
Arjola u shpreh se ajo është xheloze profesionale.
Aktorja e “Portokallisë”, nuk vonoi e ia ktheu përgjigjen Arjolës.
Përmes disa videove të postuara në profilin e saj të Instagramit, ajo është shprehur ashpër ndaj Arjolës.
“Kam 13 vjet që bëj rolet e mia, xheloze unë për dikë…aq më pak për filane do të më vinte për të qeshur shumë, vajzë e mbarë rri urt ose…”, thuhet në videon e aktores”./Lajmi.net/