Një nga finalistet e edicionit të parë të “Big Brother VIP”, Beniada ka fituar zemrat e publikut shqiptar me harmoninë dhe personalitetin e saj të ve çantë.
Me përfundimin e “BB VIP”, ajo ka nisur daljet e para televizive ku ka rrëfyer eksperiencën e saj në format.
Pasditen e sotme, në “Ftesë në 5” nga Bieta Sulo, Beniada ka folur lidhur me shoqëritë e krijuara në format, duke thënë se ka shumë njerëz me të cilët dëshiron të ruajë kontaktet, si Big Mama, Arditi, Einxhel etj.
Ajo theksoi se e vlerëson shumë atë si karakter, duke thënë se i vetmi ‘problem’ që ai ka është se e përdor shumë zemrën. Teksa tha se sipas saj ai ka karakter të fortë, Beniada u shpreh nuk ka ndonjë pëlqim për më shumë për të, ashtu siç nuk ka krijuar pëlqim për asnjë nga banorët brenda shtëpisë.
“Mua Donaldi më ka pëlqyer gjithmonë. Është super djalë, por ka një p roblem që emocionohet shumë, luan me zemër dhe kur përdor zemrën mund të vr itesh. Donaldi ka shumë karakter të fortë por s’kam patur ndonjeherë ndonjë lloj pëlqimi apo afrimiteti nga ana e zemrës, vetëm e kam vlerësuar si njeri.”- është shprehur ajo.