Big Brother VIP mori fund mbrëmjen e së premtes dhe fituesi është Ilir Shaqiri
Big Brother VIP nuk mbaron me kaq, pasi produksioni ka menduar të bëjë dhe një festë të madhe “after party”. Një mesazh është shpërndarë së fundmi te të ftuarit në mbrëmjen festive që do të mbahet më 21 shkurt, tek Plazza, prej orës 20:00.
“Big Brother kërkon t’ju vëzhgojë për herë të fundit pa presion e kamerave dhe pa limit alkooli. Ju ftojmë të festojmë suksesin e sezonit të parë” – shkruhet në mesazhin e produksionit.
Kjo do të thotë se festa brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri ishte vetëm pjesa e parë. Festa e vërtetë është pasnesër.