Beniada ka takuar mbrem në Big Brother babin e saj dhe shumë nga familjarët e saj nga Shijaku. Ajo është emocionuar pa fund kur ka parë të atin , ndërsa tha se kjo eksperiencë ka qenë e paharrueshme për të. Për ta surprizuar gjithashtu në BB VIP hyri edhe Sinan Hoxha.
Arbana: Ti i ke zhgënjyer të gjithë për mirë, sepse kanë thënë të gjithë që kjo do jetë ndonjë nga ato të lehtat. Single hyri, single doli.
Babai: ke qenë e shkëlqyer. Të kam parë 24 orë. Je dielli im.
Beniada: kam dashur të vij si vajza e dy emigrantëve shqiptarë, kur erdhi propozimi thashë ky është momenti. I kisha premtuar vetes që do ia dilja, BB VIP ishte nje kometë për mua. Se unë nuk di mirë as shqip dhe kisha frikë nga të gjitha paragjykimet. Po isha e sigurt që do ia dilja. Kam pas disa momente të vështira këtu, por ja kam dalë, doja ti tregoja babit që jam e fortë. Të gjitha surprizat që na keni bërë kanë qenë më të bukurat. Beniadën tani e njeh e gjithë Shqipëria, sot nuk dua të dal, kjo shtëpia është magji. Kam qenë shumë e lumtur këtu.