Na ndajnë vetëm 24 orë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP” dhe tensioni sa vjen e shtohet më shumë. Kjo situatë nuk po ndjehet vetëm mes banorëve në shtëpi, por edhe jashtë fansat po lobojnë fuqishëm.
Së fundmi, një banderolë është vendosur në qytetin e Vlorës, në të cilën është fotoja e Donald Veshajt.
‘Vlora është më ty Donald’, shkruhet sipër fotos.
Romeo Veshaj, vëllai binjak i Donaldit ka vendosur të mos humbasë kohë dhe të përgatis një tjetër “çmenduri” për banorin. Ndërkohë, të gjithë janë bërë kureshtarë të dinë se kush është fituesi i “Big Brother VIP”.