Loading...

Me motora luksoz dhe bluza të stampuara, Romeo gati t’i ‘vënë fI akën’ Vlorës: ‘Unë jam Donaldi’

Teksa vetëm një ditë na ndan nga finalja e madhe e Big Brother Vip, gjysma e Donaldit, Romeo është nisur drejt Vlorës.

Së bashku me disa persona të tjerë, ata janë veshur me bluza të bardha të stampuara me foton e Donaldit dhe tekstin “Unë jam Donaldi”.

Në videot e publikuara nga vetë Romeo, çunat shihen teksa janë nisur për të shkuar drejt qytetit të lindjes së binjakëve me motora.

Romeo ka qenë mbështetja kryesore e Donaldit aty brenda. Ndonëse ai u fut brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh” vetëm, binjaku i tij nuk e ka lënë asnjë moment vetëm.

Mesazhet me audio, ardhja me parashutë, supriza e fundit me helikoper, videot e shpërndara në rrjetet sociale, kanë qenë gjestet të cilat i kanë dhënë forcë Donaldit për të vazhduar aty brenda pa u lëkundur./newsbo mb.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com