Loading...

Beniada i surprizon të gjithë me mesazhin që i dërgon dajë Pashukut

Beniada Nishani ka zbuluar dje sesi e ka festuar ajo Shën Valentinin kur ishte jashtë shtëpisë së ‘Big Brother VIP’.

“Kur jam beqare e festoj me familjen, kur isha e fejuar jashtë.”, tha Beniada.

Ndërkohë, Beniada u shpreh gjithashtu për emocionet pozitive që ka tashmë që është brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Po e pres me shumë energji, shumë e emocionuar, pozitive dhe po përpiqem t’i shijoj sa më shumë. Sa të dal unë dhe banorët e tjerë e di që do më mungojë shtëpia.”, tha ajo.

Beniada gjithashtu bëri një dedikim special me këngën e Kejsi Tola “Më ke mua”.

“Po zgjedh muzikë shqiptare, për shqiptarët që janë të dashuruar. Ia dedikoj vëllait tim Albanos dhe kushërirës time Alda dhe daja Pashuku.”

Por Beniada gjithashtu gjeti rastin të përshëndesë Ponin, e cila së fundmi ka bërë një këngë frymëzuar nga ajo.

“I çoj një përqafim, një puthje të madhe Ponit.”, tha Beniada.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com