Spartak Ngjela njihet për analizat e tij për politikën shqiptare, por jo vetëm. Avokati është i njohur edhe për shijet e tij përsa i përket femrave të ekranit të cilat nuk nguron t’i komplimentojë.
Komplimentat e tij i janë drejtuar herë pas here Bora Zemanit, e më pas një gazetareje shqiptare, por tashmë rradhën e ka këngëtarja shqiptare Rovena Brahimi.
Ai ka lënë një koment në një foto të saj në rrjete sociale duke e konsideruar si një bukuri të veçantë femërore.
“Asgjë e veçantë… por gjithçka e jashtëzakonshme e këngëtares së madhe, Rovena Ibrahimi: thjeshtësi; bukuri e veçantë femërore dhe – si gjithmonë – sinqeritet që shfaqet te sytë dhe buzëqeshja e saj..”, i komenton Ngjela.