Fifi tanimë ka zyrtarizuar lidhjen e re të dashurisë me Adis Patushin.
Edhe pse kishte ditë që përflitej për lidhjen e tyre, mbrëmë ajo i ka dhënë fund çdo gjëje duke konfirmuar kështu në koncertin e saj në Durrës lidhjen e re, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Këngëtarja madje ka shkëmbyer edhe puthje me të.
Derisa publiku po brohorisnin për një puthje mes tyre, Fifi bëri një deklaratë të fortë duke e quajtur Adisin njeriun e jetës së saj.