Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj janë dyshja më e përfolur e momentit për shkak të lidhjes së tyre.
Ditën e sotme Beatrix ka publikuar projektin e ri muzikor të cilin e ka titulluar “Faj” i cili i referohet romancës së saj me Donaldin. “Kjo ndjenjë e jona, as mua, as ty nuk po na pyet”, thotë Beatrix Ramosaj ndërsa sugjeron që të gjithë të dëgjojnë anën e saj të historisë.
Për këtë duket se i referohet të gjithë atyre që e kanë komentuar romancën e saj me Donaldin. Kujtojmë se disa ditë më parë, Beatrix Ramosaj reagoi me anë të një postimi në Instagram duke treguar se pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ishte fokusuar tek muzika.