Këngëtarja Fifi ka hyrë sërish në Big Brother VIP, por këtë herë për të surprizuar Monika Lubonjën. Teksa këngëtarja ishte në shtëpi, ato krijuan një lidhje të fortë miqësie.
Mbrëmjen e djeshme ajo erdhi posaçërisht për të duke i kënduar edhe këngën që kompozoi brenda “Diell”.
Gjatë lidhjes live Arbana Osmani tha se kënga më e fundit Diell, numëron më shumë se 15 milion klikime dhe se Fifi do të lançojë një projekt tjetër muzikor me 18 shkurt.
Kujtojmë se pikërisht me 18 shkurt është caktuar të mbahet finalja e madhe e Big Brother VIP. A është kjo këngë një dedikim për spektaklin më të bujshëm në Shqipëri? Mbetet për t’u parë.