Dalja e DJ Dagz nga shtëpia e BB Vip ishte e papritur. Ai doli në nominim me partneren e tij, Einxhel. D yshja doli në nominim, pasi nuk u zgjodhën për t’u shpëtuar nga banorët e tjerë të shtëpisë, mes tyre Donaldi dhe Beatrix, me të cilët DJ Dagz rrinte më shumë.
Kjo solli pakënaqësi dhe përp lasje. Mirëpo pakënaqësi ka sjellë edhe te publiku.
Beatrix dhe Donald janë komentuar shumë, pasi nuk shpëtuan njeriun e afërt, vetëm për shkak të një k onflikti me Einxhel. Dagz e shprehu hapur zhgënjimin por së fundmi ka reaguar edhe DJ PM. Ky i fundit duket se ka marrë mesazhe të shumta mbi këtë situatë, sa që ka reaguar përmes një postimi në Instastory. Ai shkruan se ka pasur raporte të mira me të gjithë banorët dhe nuk dëshiron të përfshihet në de bate.
Postimi:
Pershendetje t’gjitheve. Po shoh komente perkrahe ate, perkrahe kete. Me shume sinqeritet po ju them nje here dhe nuk e perseris me: Përderisa si PM e kam potencuar qe me t’gjithe banoret e shtepise e kam pas 1 RAPORT shume te mire, s’dua te perfshihem ne asnje lloj de bati me askend “pse s’perkrahe ate apo ate”.
Me te gjithe kam raporte shume te mira dhe ju uroj fitore te gjithe banoreve aty mbrenda dhe shume suksese ne karrieren e tyre jashte shtepise. Faleminderit t’gjitheve e me e se shumti atyre qe na perkrahen mbrenda shtepise. Ju don shoku PM shume.