“Nëse unë kam qarë 2 herë, babi ka q arë 5 herë”. Kështu u shpreh ish-banorja e BB VIP, Fifi, teksa ishte sot e ftuar në studion e Fan Club. Gjatë kësaj interviste, këngëtarja e dashur për publikun ka folur se si prindërit e saj e kanë përjetuar rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Fifi u shpreh se nëse ajo është ndjerë dy herë keq, babai i saj e ka përjetuar edhe më keq. Ish-banorja foli gjithashtu edhe për takimin e saj me të atin, teksa ishte brenda në BB VIP. “Unë kam pasur një debat para se babi të vinte të më takonte dhe ai nuk e ka parë çfarë kishte ndodhur, su lmin që më ishte bërë. Tani që e ka marrë vesh më thotë ta kisha dit, kurrë nuk do të kisha folur ashtu. Nuk do kisha qëndruar pa të thënë të dua. E ajo më dh embi shumë. Se edhe kur më përqafoi, e kuptova se diçka e kishte prekur”, tha Fifi.
Kjo e fundit shtoi se babai është pika e tij e dobët dhe e fortë, ashtu edhe mami. “Njerëzit që kanë sakrifikuar shumë për mua, e unë tani për ta. Jam në gjendje të jap jetën për ta nëse duhet, se realisht jam krenarë se si na kanë rritur pasi erdhëm nga Gjermania, me kushtet që kishim dhe gjërat që kemi kaluar. Sa shtëpia kemi nderuar, 18 vjet nëpër shtëpi të tjerëve derisa patëm kasollen tonë. I bekoftë Zoti prindërit e mirë”, u shpreh ish-banorja e BB VIP.