Loading...

Nuk ndalet Meridiani, thumbon familjarët e Beatrix: Po juve jua justifikojnë tradhëtinë njerëzit e nuses

Donald Veshaj mori ditën e djeshme një mesazh të koduar për Bora Zemanin pikërisht në ditëlindjen e saj. Në një nga parashutat, ishte shënuar dhe data 9 Janar që përkon me përvjetorin e lindjes së moderatores, detaj të cilin, Donaldi iu mundua t’ja shpjegojë Beatrixit. Beatrix tha se e kupton dhe se nuk ka pse ndihet në faj.

Pas kësaj ndodhi kanë reaguar edhe familjarët e Beatrix. Vëllai, Alban Ramosaj dhe nëna Antigona Ramosaj kanë shkruar duke përgëzuar Beatrix mbi pjekurinë dhe sjelljen e saj, e cila është treguar e mirëkuptueshme dhe e duruar ndaj veprimeve apo debateve që janë bërë brenda shtëpisë së BB VIP për Borën, ish-partneren e Donaldit.

Së fundmi, me një pyetje në Instastory, Meridiani ka thumbuar familjarët e Beatrix, që i dolën në mbështetje me shkrimet e tyre të publikuara në rrjete sociale.

“Po juve jua justifikojnë tradhëtinë njerëzit e nuses, se na habitën”, shkruan Meridiani duke pritur përgjigjen e ndjekësve.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com