Loading...

Arditi dhe Eni habiten pa masë nga fitimet e Mandit dhe Silvës

Dje te rubrika “Shihemi në Gjyq” u trajtua “sherri” mes Silvës dhe Mandit të Nishtullës. Sipas këtij të fundit, është bërë padrejtësi lidhur me shfrytëzimin e pasurisë nga kënga më e klikuar e Shqipërisë “Të ka lali shpirt”.

Në një moment Silva Gunbardhi tha se ajo ka investuar për këngën e se ka paguar dhe klipin. “Ke investuar ti?!

Po gjithë koncertet që ke përfituar prej meje, Londër e ShBA e kudo. 5000 dollarë për një koncert. Vetëm në një tour more 50 mijë dollarë” i tha Mandi i Nishtulles kengëtares.

E ndërkaq këto deklarata kanë hutuar ndërmjetësuesen Eni Cobani. “Sa keni fituar? 50 mijë euro?! Po c’bëjmë ne me avokati aman” i drejtohet Cobani moderatorit Ardit Gjebrea në kohën e debatit te dy artistëve.

Gjithashtu Mandi Nishtulla foli për karrierën e tij si këngëtar dhe kishte marrë me vete një certifikatë Silver nga YouTube.

Ai gjithashtu tregoi se ka hapur kanal në vitin 2017 dhe se ka fituar 300 mijë euro. Arditi u shtang nga shifra dhe tha ‘punonkam kot unë këtu’.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com