Loading...

Arbana vihet në si klet , ja çfarë pyetje i bëri Donaldi moderatores

Ka qenë Donald Veshaj ai që ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP mbrëmjen e djeshme.

Ky nuk ishte as eliminim nga publiku as ndonjë penalizim tjetër, por plotësimi më në fund i një prej dëshirave të tij.

Donaldi ka kërkuar prej disa kohësh një intervistë me Arbana Osmanin dhe pikërisht “Vëllai i Madh” i ka plotësuar ditën e sotme dëshirë.

Arbana pas shumë kohësh ka zgjedhur të jap një intervistë mbi jetën e saj personale dhe profesionale.Pyetja e tij se çfarë nuk pëlqen te Eduard Grishaj, ka sikletosur moderatoren, ndërsa tha se nuk ka një gjë qe nuk pëlqen te ai.

“Është një njeri i rrallë, është fantastik. Nuk ka asgjë që nuk më pëlqen tek Eduarti.”– tha Arbana.
Ajo gjithashtu është pyetur se nëse do të ishte së bashku me Eduard Grishaj në Big Brother cili nga ata mendo se do ta fitonte garën, ajo është shprehur se Eduardi, duke shtuar se ajo do të dukej më e lezetshme, por nuk do të ishte fituese.

Gjithashtu intervista ka vijuar më tej me pyetje të tjera nëpërmjet të cilave Donald Veshaj ka arritur të sjellë pak nga fëmijëria e saj, puna , kulmi i karrierës si edhe dashuria.

Teksa ka folur për jetën e saj në fshat ajo tha se ka kujtimet me të bukura me gjyshërit.

“Fshati ka lënë kujtime të pashlyeshëm. Kontakti në natyre, hipja në pemë, kafshët, më kanë lënë mbresa”, u shpreh Arbana.

Moderatorja e njohur thotë se ka pasur edhe periudhat e saj të errëta, të cilat nuk preferoi t’i bëjë publike.

Cili është kujtimi më i bukur i fëmijërisë?

Unë e kam kaluar fëmijërinë time një pjesë të mirë me gjyshërit. Unë kam jetuar në Peshkopi, më pas në Burrel ca kohë dhe gjyshja ime nga mami jetonte në Bulqizë , ndërsa gjyshja nga babi jetonte në Maqellarë në një fshat të Peshkopisë dhe shkojë shumë shpesh. Fshati ka lënë kujtime të pashlyeshëm. Kontakti në natyre, hipja në pemë, kafshët, më kanë lënë mbresa.

Sa të vështira kanë qenë fillimet e karrierës?

Unë kam filluar punë në Top Albania në 1999 dhe për një vajzë si mua nuk ka qenë e lehtë ambientimi në Tiranë, aq më tepër të fillosh punë në radio dhe më pas në televizion. E nisa me një audicion, ku unë fitova mes 300 personave. Nuk ishte e lehtë, sepse unë isha prezantuesja atipike që ishin mësuar shqiptarët. Nuk isha ajo vajza elegante që rrobat i rrinin bukur…kam kërkuar të kisha hapësirën time për të shprehur talentin dhe të fitoja me punën time. Në fillim ishte shumë e vështirë. Jam gjykuar patjetër.

Ku e gjen forcën kur ndihesh e dobët?

Në momente të ndryshme tek njerëzit që unë kam besim, tek ata që me besojnë dhe vlerësojnë. Në momentet e momente të caktuara edhe unë kam patur periudhat e mia të errëta që edhe pse kam zgjedhur mos i ndaj me shikuesit kanë qenë në jetën time dhe kanë zgjatur shumë. Kam zgjedhur ti ndaj edhe me një terapist me një psikolog, dhe ka qenë një periudhë jo e shkurtër. Kështu që në momente të caktuara kam kërkuar ndihmë.

Çfarë të pëlqeu tek Eduarti?

Eduarti i pëlqen të gjithëve. Është njeri i rrallë, është fantastik…nuk ka asgjë që nuk më pëlqen tek Eduarti

Edi ashtu si shumë të tjerë mendojnë se unë jam e parregullt dhe neglizhente. Mendon se mund të evitoj gjobat që marr kur parkoj makinën.

Nëse do ishit banorë ti dhe Edi dhe të dy shkoni në finale, cili mendoni se do ta fitonte?

Mendoj që unë do isha me e lezetshme, por do ta fitonte ai. Unë jam me grupin e produksionin

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com