Monika Lubonja dhe Ilir Shaqiri nuk janë më në të njëjtën anë në shtëpinë e Big Brother VIP dhe kjo bëhet edhe më e qartë sa më shumë kalojnë ditët.
Debati mes dy konkurentëve vijoi edhe pas spektaklit të datës 1 Janar, ku u nxorën në pah edhe një herë hatërmbetjet që kanë me njëri-tjetrin lidhur me pozicionimin e aktores.
Pjese nga debati:
Monika: Ti për një zgjedhje me hodhe poshtë 3 muaj
Iliri: Me kë je sot e kësaj dite?
Monika: Unë jam ajo Monika që kam qenë dhe që ti nuk e ke njohur, kjo është fatke qësia jote, jo e imja.
Iliri: Nuk është fatke qësia ime fare, si qenka fatke qësi e imja.
Monika: Ti ke qenë me Sabianin edhe nuk i ke pasur sytë
Iliri: Edhe me Arjolën kam qenë që nga momenti i parë
Monika: Po nuk kam qenë unë që nga momenti i parë
Iliri: Gjithmonë kemi qenë bashkë edhe ti e di shumë mirë
Monika: Po nëse Arjola nuk do të zgjidhte ty?
Iliri: Atëherë do të analizoja zgjedhjen e Arjolës por unë mendoj se Arjola kur bën një zgjedhje e bën me zemër edhe me tru, jo si ti.