Pak ditë më parë, Atdheu Xharavina riktheu përsëri aludimet që kanë qarkulluar më përpara, se mes tij dhe Bora Zemanit ka diçka.
Ai postoi në Instastory një video teksa po darkonte me një vajzë misterioze.
Ish-konkurrenti i “Përputhen”, u shfaq duke mbajtur dorën e vajzës, së cilës i duken vetëm thonjtë, unaza dhe xhaketa ngjyrë rozë që mbante veshur.
Por ndjekësit nuk i kanë besuar rastësisë dhe kanë ngriur dyshimet se bëhet fjalë pikërisht për moderatoren Bora Zemani, e cila në puntatën e Për’Puthen, mbante veshur një xhaketë ngjyrë rozë, ndërsa thonjtë në të njëjtën ngjyrë me vajzën misterioze që po shoqëronte Atdhe Xharavinën në darkë.
Ai gjithashtu postoi një video tjetër në Instagram, ku në sfond dëgjohet kënga që Donald Veshaj i ka kushtuar Bora Zemanit, projekt që u publikua kur aktori u bë pjesë e BBV.
Nuk dihet nëse ish-konkurrenti i Për’Puthen e kishte fjalën për Bora Zemanin, kur deklaroi se “ishte lënduar nga një vajzë me emër të ftohtë, që jetonte në Shqipëri dhe që ai nuk e ndiqte në Instagram”.