Reality show ka filluar në tetor, por shumë shpejt ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve duke u bërë kryefjala e çdo bisede tavoline, apo edhe e titujve të revistave rozë!
A e dini që termi më i kërkuar në google gjatë 2021 nga shqiptarët është “Big Brother Vip”?
Lajmin e ka bërë me dije moderatorja e emisionit, Arbana Osmani përmes Instagram.
“Big Brother VIP është termi më i kërkuar nga shqiptarët në Google për vitin 2021. Dhe të mendosh që nisëm në tetor”, shkruan ajo.