Dy çiftet e shtëpisë së “Big Brother VIP” kanë realizuar një pyetësor.
Partnerët i kanë drejtuar njëri-tjetrit pyetje rastësore, përgjigjet e të cilave duhet t’i shkruanin fillimisht në tabelë.
Të ulur në një kafe përballë njërti-tjetrit, Donaldi dhe Beatrix kanë hapur goglat, në të cilat gjendeshin pyetje nga më të ndryshmet.
Donaldit i ra të pyeste këngëtaren se cila është puna e parë që ka bërë në jetë. Dhe Beatrix me të qeshur kujtoi se kur kishte qenë në klasë të tretë, kishte tentuar të shiste disa fruta dhe perime. Kjo ka ndodhur në fëmijërinë e saj të kaluar në një fshat të Podujevës, ku kishte mbledhur disa fruta dhe perime nga kopshtet e të tjerëve.
“Domethënë atje të gjitha kanë një super kopsht kështu me të gjitha, fruta, perime, dh shkova, sa mund të kem qenë në klasë të tretë apo të katërt dhe mora ku di unë: mollë dhe specia dhe dola para shtëpisë aty dhe do shisja mollë dhe speca (qesh). Një ditë ndenja aty dhe nuk kaloi njeri, aq ka qenë”- tregoi Beatrix.