Loading...

Iliri ngacmues: Dua të di kur ka nisur romanca ne Trixën

Gjatë spektaklit të së martës, Iliri provokoi Donaldin me një pyetje që i bëri në lidhje me Beatrix dhe Kledi Hysën.

“Çfarë mendoje kur përgatisje Kledin në darkën me Beatrix?”, ishte pyetja e balerinit të njohur, të cilit aktori i humorit iu përgjigj: “Mendoja se Trixa mund të kishte një farë pëlqimi bashkë. Në atë kohë rrija larg Beatrix. Kledi e kishte qejf, ça ti thosha unë atij. Plus që në atë periudhë kam qenë i paqartë me veten time”.

Iliri mendon se Donaldit i ka mbetur hatri për këtë pyetje dhe gjatë bisedës me Sabianin shprehet se donte ta dinte nga ana kohore se kur kishte filluar romanca mes tyre.

Biseda mes Ilirit dhe Sabianit:

Iliri: Unë sinqerisht e vura re vetëm Ditën e Pavarësisë.

Sabiani: Jo vetëm ti, por të gjithë vetëm atë ditë.

Iliri: Kur është shprehur, është shprehur se që kur e ka parë ka ndjerë. Ti e mban mend se si e përgatisnim Kledin nga ana shpirtërore, veshjen, bëj këtë e bëj atë. Prandaj thashë. Po të thoshte ka filluar pas daljes së Kledit, është tjetër histori, por para daljes së tij më bën çudi. Prandaj bëra pyetjen, doja të shikoja si reagonte Trixa.

Sabiani: Nuk ishte e tepërt. Si logjikë e kuptoj dhe mund ta bëj edhe unë një pyetje të tillë. Por s’më intereson ajo pjesë.

Iliri: Mendoj se kjo gjë, me aq sa arrij të kuptoj unë, kjo gjë ka filluar pas daljes së Kledit, jo në fillim.

Sabiani: Ka qenë edhe Semi.

Iliri: I shikoja që bënin shaka, por shaka bëjnë edhe me Sarah.

Sabiani: Njerëzit disa gjëra i mbajnë përbrenda. Muhabete që nuk na përkasin fare as mua e as ty.

Iliri: Thjesht më mungon një pjesë e puzzel që të kompletoj kuadrin.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com