Pak ditë më parë Romeo ngacmoi Beniadën në surprizën që kishte përgatitur për Donaldin. “Dëgjo, thuaj ndonjë fjalë asaj Beniadës për mua se është shumë e mirë o zemra”, i tha ai të vëllait.
Ndërkohë mbrëmjen e sotme dyshja u takuan për herë të parë, teksa Romeo hyri në “Big Brother VIP” për disa minuta. “Arbana, se mos e keni keqkuptuar. Unë nuk erdha për Donaldin këtu, erdha për Beniadën”, tha aktori me shaka.
Më tej, Romeo zbuloi se i pëlqen shumë kur Beniada thotë “piccolino” dhe se e ndjek 24 orë. Arbana i kërkoi Beniadës ta shoqëronte Romeon për të ikur. Dyshja u futën në dhomën e surprizave, ku Romeo nuk hezitoi ta provokonte.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Romeo: Do ndrrohem
Beniada: Ku?
Romeo: Këtu
Beniada: Përpara meje?
Romeo: Po
Beniada: Po jo mo ça thua ti
Romeo: Jo?
Beniada: Joo
Romeo: Po bëj shaka të kam xhan
Në fund Romeo i tha Beniadës “Zemra çado që të kesh nevojë, për çdo gjë më thuaj…apo sje nga fshati ti”.