Futja e Romeo Veshajt në shtëpinë e BBV ishte një nga momentet më interesante në BBV.
Pasi u takua me vëllain, Donaldin, ku nuk munguan as lotët, ata ndërruan veshjet dhe në vend të Donaldit, në shtëpi hyri Romeo.
Pasi ky i fundit u ul afër Beatrix, Arbana u tha që të shikonin një video që më pas ta komentonin të gjithë së bashku.
E teksa Romeo bënte gjestet e të vëllait, ishte Einxhel ajo që kishte dyshimet më të mëdha dhe ndërpreu diskutimin rreth videos që po shikonin.
Pasi u kuptua që tashmë në shtëpi kishte hyrë Romeo, banorët e përqafuan dhe diskutonin se ku dallojnë binjakët. Ndërsa po përshëndetej me banorët, Romeo i pëshpëriti disa fjalë Beatrixës, të dashurës së vëllait të tij.
“Je shumë e mirë, të kam zemër”, i tha Romeo Beatrixës, e cila u duk se u ndje mjaft mirë nga fjalët e tij.