Dy konkurrentët e ‘Big Brother VIP’, Beatrix dhe Donaldi kanë disa ditë që po afrohen gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin. Që pas largimit të Semi Jaupajt nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, duket se aktori i njohur i humorit është më i “lirë”.
Përveçse rrinë gjatë gjithë kohës bashkë, ata të dy madje edhe lahen bashkë. Këngëtarja dhe aktori kanë bërë dush sërish bashkë, ku edhe kanë biseduar me njëri-tjetrin.
Madje Antonela që kaloi aty dhe i “zuri mat” nuk qëndron pa i ngacmuar duke u thënë: “Uaa, alarm, alarm”.
Antonela: Uaa, alarm, alarm, kapet një çift i lumtur
Donaldi: Na kap një foto
Beatrix: Çfarë po mendon?
Donald: Po ti për kë mendon?
Beatarix: ….
Donaldi: Lëre se e di
Beatrix: Po pse më pyet?
Donaldi: Po kot, harrova që…