Loading...

Behgjet Pacolli jep lajmin e mirë për aeroportin e Vlorës: ‘Dikur një ëndërr, sot një realitet’

Sot, që përkon edhe me festën e 28 Nëntorit, ka nisur puna për ndërtimin e Aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.

Lajmin e ka dhënë politikani dhe biznesmeni Behgjet Pacolli, kompania e të cilit ka fituar garën për ndërtimin e këtij aeroporti.

E teksa jep lajmin Pacolli shkruan se ky është një mega-projekt për ekonominë, turizmin shqiptar dhe të ardhmen e ndritur që e pret Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Një privilegj i madh për mua të filloj sot ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, në një ditë historike për kombin. Dikur një ëndërr, sot një realitet. Një mega projekt për ekonominë, turizmin shqiptar dhe të ardhmen e ndritur që e pret Shqipërinë dhe shqiptarët. Jam i lumtur për këtë investim që ndodh në harmoni te plotë me kërkesat e ekonomsë liberale, ku shteti krijon kushte në të gjitha industritë, e investitori investon kapitalin dhe diturinë e vetë. Pa dyshim në Vlorë do të ndërtohet aeroporti më modern e me funksional në rajon. Urime e na priftë e mbara. Gëzuar festa e çdo shqiptari!” shkruan Pacolli në postimin e tij.

“Mabetex” e Pacollit, është në partneritet me një tjetër kompani turke, Yda Group, e cila ka në eksperiencën e saj ndërtime dhe operime në të paktën tre aeroporte ne Turqi, një në Kazakistan dhe një tjetër në Ukrainë. Yda Group ka 48 përqind të aksioneve në konsorciumin që fitoi të drejtën për aeroportin e Vlorës, ndërsa 2 përqind i përkasin shoqërisë nga Kosova 2A Group Shpk. Vlera e parashikuar e investimit është gati 104 milion euro.
Sipas të dhënave të projektit fillestar, aeroporti do të shtrihet në një sipërfaqe prej 297 hektarësh. Nga këto 16 000 m2 do të jetë zona e terminalit të pasagjereve. Parkingu i avionëve do të jetë 46 690 m2 nga të cilat 32 000 m2 do të jenë për pozicionet e avioneve (12 vendqëndrime). 2000 m2 do të jetë sipërfaqja e shërbimit zjarrëfikës.

Pista do të jetë e gjatë 3200 metra, ndërsa kategoria e aeroportit do të jetë 4E, që do të thotë se plotëson kushtet për avionë të mëdhenj. Rrugët lidhëse do të jenë në total 7263 metra të kategorisë që mbështet operimet e pistës.

Edhe kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim ku shkruan “Nesër nga këtu nisim zyrtarisht realizimin e ëndrrës së kahershme të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës…”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com