Një diskutim mes këngëtares Semi Jaupaj dhe Donald Veshajt ditën e djeshme në “Big Brother Vip”, ka revoltuar aktorin.
I pyetur nga Meridiani për marrëdhënien me Bora Zemanin, Donaldi deklaroi se aktualisht nuk është në një lidhje, dhe nuk mund të etiketohet si i dashuri i saj.
Kjo deklaratë duket se ka revoltuar këngëtaren Semi Jaupaj e cila iu kthye aktorit duke i thënë se nuk mund të flasë në këtë mënyrë, sidomos pas puthjes që shkëmbyen disa javë më parë Donaldi dhe Bora.
Reagimi i këngëtares duket se ka përlotur aktorin Donald Veshaj i cili tha se Bora nuk është konkurrente e Big Brother Vip dhe nuk ka pse të përfshihet në diskutime.