Ish-konkurrentja finaliste e “Big Brother 9”, ishte e ftuar sot në emisionin “Live From Tirana”, në Top Albania Radio. Ajo ka komentuar konkurrentët e “Big Brother VIP”, mes të tjerëve edhe Granit Canën, i cili doli nga shtëpia e famshme.
Teksa po tentonin që të telefonin ish-banorin e “Big Brother VIP”, Granit Cana i cili fatke qësisht nuk e hapi telefonin, Fjori u shpreh se: Mos e lër seen, se nga kjo TopRadio dhe nga ky edicion u bëre kaq VIP sa je”.
-Çfarë të ka shqe tësuar më shumë nga Graniti?
“Në fillim kur ka hyrë kam thënë se është një djalë shumë king. Po të isha atje se di çfarë mund të bëja.(qesh) Por sjellja e tij më ka lënë për të dëshiruar. Unë nuk do të doja kurrë një mashkull që bindet nga një femër, okej unë vërtet dua që të jem dominuese por edhe pak kështu të bëj kot që pastaj të më thonë që shiko se burri këtu jam unë”.
Ndër të tjera ka shtuar se:
“Granit je shumë i bukur, por me pak tru në kokë. Graniti të mundohet që të mos humbasë atë që ka në krahë dhe familjen se njerëzit që njohu aty i ka sot e nesër si ka më”.
Nëse Graniti nuk do të kishte Fifin në cilën javë do të dilte nga shtëpia ose cila mund të ishte ‘preja’ e tij e radhës?
“Nëse nuk do të ishte Fifi fare do kishte flirtuar me të gjitha aty dhe do të vazhdonte që të ishte akoma në shtëpi, të paktën kështu mendoj unë. Me Fifin ishte bingo”.
Në lidhje me reagimin e Ardit Çuni-t, pasi Graniti u zgjodh që të linte shtëpinë ajo tha:
“Unë nuk e pranoj dhe nuk e toleroj, sado mik ta kesh Fifin dhe të kesh shoqëri aty në “Big Brother” je futur vetëm dhe normalisht do të luash lojën tënde. Nuk ka miqësi, ajo tregohet jashtë dhe jo aty brenda. Si mund të qeshësh ti me mërzitjen e dikujt?”.