Banorët e ‘Big Brother VIP’ kanë vijuar diskutimet mes tyre për tema nga më të ndryshmet.
Gjatë diskutimeve ishte aktorja, Arjola Demiri e cila mori vëmendjen pas një deklarate që bëri li dhur me meshkujt. Ajo ndër tjera tha se meshkujt kanë frikë që t’i afrohen dhe se nuk mund ta përballojnë.
“Mua në përgjithësi meshkujt më kanë frikë dhe bëjnë mirë sepse nuk më përballojnë”, ka thënë Arjola duke qeshur.
Kujtojmë që Arjola është nënë e tre fëmijëve nga martesa e kaluar, ndërsa ka deklaruar se aktualisht është beqare dhe e fokusuar ndaj familjes së saj. Ndërkohë, në spektaklin e së premtes, në Big Brother VIP, Arjola u befasua nga mikesha e saj prej shumë vitesh, aktorja tjetër Adriana Matoshi.