Loading...

Ppyetja e pazakontë që Pajtimi i bëri Sarës: ‘Jam tepër xheloz, a mund të di me sa djem ke dalë?’

Pajtimi ose siç njihet ndryshe Dj PM shfaqi që në momentet e para të hyrjes në “Big Brother VIP” pëlqimin për blogeren Sara Berisha. Që nga ai moment ai nuk ka hezituar që të ngacmojë dhe provokojë Sarën lidhur me këtë aspekt.

Ditën e sotme ai i bëri dhe një pyetje të pavend Sarës duke u shprehur se është dhe tepër xheloz.

“Jam tepër xheloz, a mund të di me sa djem nga Tirana ke dalë?”, pyeti Pajtimi Sarën, një pyetje që nuk ka pse t’i bëhet një vajze.

Gjithashtu, Pajtimi i deklaroi Sarës se kishte një pëlqim ndaj saj.

“Të pëlqej se je femër e brishtë, nuk guxoj të të ndryshoj”, i tha ai.

Disa minuta më pas, ai i drejtoi blogeres një pyetje akoma edhe më të drejtëpërdrejtë: A ke pëlqim për mua? Kësaj pyetje Sarah refuzoi t’i përgjigjej.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com