Loading...

‘E sheh Fifin si të dashurën tënde?’/ Ja çfarë përgjigje jep Graniti…

Dy shimet se pëlqimi mes Fifit dhe Granit Canës është i njëanshëm, vazhdojnë ende në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Këngëtarja e ka shprehur publikisht dëshirën për të krijuar një lidhje me ish-futbollistin, por ai stepet akoma për të ndërmarrë një hap. Mbrëmjen e djeshme, teksa po bisedonte me aktorin Donald Veshaj në oborrin e shtëpisë, Granitit iu bë një pyetje e drejtpërdrejtë në lidhje me Fifin: “A e sheh si të dashurën tënde?”. Mirëpo, edhe pse po kalojnë dy javë, ish-futbollisti ende thotë se është shumë herët.

Pjesë nga biseda:

Granit Cana: Është koha që i tregon krejt se sa të duash ti jepi gojës, por koha i nxjerr të gjitha në pah.

Donald Veshaj: Po ti je i sigurtë, e pëlqen? E shikon si të dashurën tënde?

Granit Cana: Është shumë herët për me fol për të dashur, për me u lidh.

Donald Veshaj: Këtë muhabet e bëj me ty se të vlerësoj si çun edhe s’dua që të… Por edhe nëse nuk e shikon nuk ka as edhe një lloj pr oblemi, bile pikë të shtohen nëse thua të vërtetën. Po të flas hapur se dua që të dalësh mirë. Nëqoftëse nuk e shikon, sepse që ju të dy e keni shumë xhan njëri-tjetrin duket, po ndonjëherë ndoshta nuk e shikon si të dashur plak dhe nuk ka asnjë lloj pr oblemi.

Granit Cana: Jo, jo, s’është ajo, po unë po them koha i nxjerr krejt në pah.

Ndërkohë, ditën e djeshme Fifi u bë xheloze ndaj Granitit, sepse ky i fundit kishte shkuar të bënte dush me Semi Jaupajn.

“Si kalove në dush? A kalove mirë?? Dëgjova se nuk ishe larë vetëm”, e nisi diskutimin Fifi, duke pritur “sqarim” nga ana e Canës.

Pjesë nga biseda:

Granit Cana: Ua, kaq thellë ka mbërritur xhelozia ë? Po ti e di që ne shokë jemi.

Fifi: Veç po pyes, nuk po them gjë.

Granit Cana: Po e di që po dëshiron të thuash.

Fifi: Si u ndjeve kur u lave? A ja fërkuat njëri-tjetrit shpinën?

Granit Cana: Jo, jo, nuk ka shanse, kamerat janë dëshmitarë okularë.

Fifi: Veç po pyes, a nuk prite dot sa të lahej ajo e pastaj të hyje ti?

Granit Cana: Po isha i djersitur.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com