Këngëtarja shqiptare Aurela Gace, feston sot ditëlindjen e 47.
Një peshore në horoskop, këngëtarja nga jugu gëzon të gjithë karakteristikat; DO TË JETË MË E MIRA. Por, përveç kësaj, jashtë horoskopit. Aurela njihet për energjinë e saj. Këtë ajo e përcjell në muzikë, shoqërim, intervista dhe festival. Por, edhe kur është vetëm dhe bën palestër. Këtë ka treguar së fundmi ajo.
Përmes një video në Instagram, Aurela ka treguar si po e pret këtë vit tjetër të jetës; dhe nuk është diçka që e shohim shpesh. Ndërkohë sot ajo ka publikuar një urim, sigurisht me humor dhe ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shikojmë nga VIP-at e tjerë. “Iku edhe një vit oj t’ëmën e s’ëmës. Sot ,47 kokrra. Por se si ndihem, keshtu si 27 me. hehehehe si tip fl ake,si tip zja rri”, shkruan ajo.