Blogerja Ada Deda është bërë shumë e njohur për publikun shqiptar pasi etiketohej shpesh në rrjet si vajza seksi e ish-deputetes së PD, Albina Deda.
Gjatë një interviste, modelja 22-vjeçare tregoi se në fillimet e karrierës e ka ndihmuar fakti që nëna e saj ishte e njohur, ndërsa tani është shkë putur nga emri i saj.
“Mendoj se gjithçka ka nisur në moshën 16-vjeçare kur të gjitha vajzat dëshirojnë të bëjnë foto të bukura dhe të bëhen modele.
Pavarësisht kësaj, e kam thënë dhe më parë, më ka ndihmuar shumë emri i mamit. Kështu që, hap pas hapi arrita këtu ku jam. Tani jam mësuar, nuk më ka shqe tësuar aspak, as në fillime. Thjesht kam filluar të shkëputem nga emri i mamit, portalet tani fillojnë me emrin Ada Deda modelja”- tregoi Ada.
Modelja pranoi se përdor photoshop në foto që publikon në Instagram dhe tregoi se fotot me bikini janë më të pëlqyera nga ndjekësit e saj, sidomos nga djemtë.
“Foto me bikini ecin më shumë, jo vetëm ndiqen nga djemtë por edhe nga vajzat që të komentojnë për photoshop. Unë e përdor photoshop, e gjej diçka tek fotot për të ndryshuar”- tha Ada.