Loading...

‘Më tra fikuan dhe përdh unuan kur isha 13-vjeçe’/ Rrëfimi t ronditës i Miss-it shqiptar pak ditë pasi fitoi kurorën

“Më tra fikuan dhe përdh unuan kur isha 13-vjeçe”- Miss Kosova zbulon historinë e trishtë: Kurorën e fitova për babain, është në b urg se më shpëtoi mua

Tuti Sejdiu, 19-vjeçarja nga Gjilani rrë mbeu pak ditë më parë kurorën e “Miss Universe Kosovo 2021”.

Pasi mori çmimin, bukuroshja shqiptare e Kosovës tha se kurorën ia dedikon babait të saj, karrigia e të cilit ishte bosh pasi ndodhet në b urg.

“Arsyeja që kam ardhur në Miss Universe 2021 është familja ime, kishin gjithmonë qejf të shpallesha Miss. Kam aplikuar, kam ardhur dhe nuk e besoja që do e fitoja. Kjo kurorë i dedikohet vetëm familjes time pasi gjatë jetës së tyre kanë sakrifikuar shumë për mua, e vazhdojnë që të sakr ifikojnë. Jam e mërzitur sepse shoh gjithë familjen aty dhe vetëm një karrige është e zbrazët sepse mungon babai im. Është sot në bu rg për mua sepse ka lu ftuar për padrejtësinë që më kanë bërë,”– u shpreh Tuti Sejdiu.

Pas këtyre fjalëve fshihet një histori e err ët dhe e tri shtë për “Miss Kosovën”.

19-vjeçarja gjatë një interviste për “ATV” zbuloi se në moshën 13 vjeçe, 6 vite më parë është tr afikuar në Serbi nga një person që jeton përballë shtëpisë së saj dhe është përdh unuar nga njerëz të ndryshëm.
Tuti Sejdiu tregoi se i ati trokiti në të gjitha dyert e institucioneve për të kërkuar ndihmë për gjetjen e saj dhe për këtë arsye sot ndodhet në b urg.
Sejdiu u shpreh gjatë intervistës se tra fikuesi i saj dhe përdhu nuesit janë të lirë dhe gjatë gjithë kohës merr kë rcënime të ndryshme.

Por theksoi se është e fortë dhe do të lu ftojë deri në fund për të vendosur drejtësinë, si edhe për të liruar të atë, por shprehet se kjo është e vështirë pasi familjarët e tra fikuesit të saj punojnë në institucionet e drejtësisë dhe ndërhyjnë që të mos lirohet.
Rrëfimi i plotë:

“Në moshën 13-vjeçare jam trafikuar nga Kosova në Serbi dhe përdhu nuar nga persona të ndryshëm, ndërsa prindi im nuk ka lënë institucion pa kërkuar drejtësi, për ata njerëz që janë munduar të ma marrin jetën dhe sot janë të lirë, nuk janë në b urg.

Vetëm se ka kërkuar ndihmë për mua, babai nuk është pranë meje, por në b urg. Vetëm që kërkoi ndihmë për drejtësi, sepse drejtësi s’ka pas asnjëherë. Më e rënda është që unë nuk e di a është mirë, as nuk e lejojnë të na telefonojë, as ti japim rroba, as ta shohim. Nuk e di a është mirë, e them publikisht se do të lu ftoj për babin, jo për veten dhe do e vendos drejtësinë në vend.

Të gjithë më kanë bu llizuar, më kanë ofe nduar dhe kjo kurorë është vlerë e madhe për mua se kam dëshmuar që jam femër e fuqishme, pranë familjes, pavarësisht sfidave që më kanë ndodhur. Njeriun e sfidon njeriu për një arsye dhe sfidon njerëzit e fortë. Për mua asgjë s’është e vështirë, vetëm do kem edhe pak durim që të vendoset drejtësia në vend.

Prej 5-6 vitesh po lu ftojmë për drejtësi. Personi në fjalë që mi ka bërë ato gjëra, janë familjarët e tij në ato institucione, janë të korr uptuar. I bëj apel gjykatave që vendosi dorën në zemër se sot më ka ndodhur mua, nesër i ndodh fëmijës tënd. Si mundesh të ndihesh ti? Unë jam e fortë, me mendje dhe zemër jam pranë tij. I njoh, të gjithë janë të lirë. Ai që ka qenë tra fikuesi kryesor është dë nuar me 3 vite b urg, por nuk është marrë asnjë masë. Më kanë kër cënuar vite radhazi, më kanë ndaluar shkollimin institucionet, mi kanë ndaluar të gjitha. Këtë vit dua të filloj shkollën aty ku më ka mbetur, s’më vjen t urp. Por fillimisht e kam prioritetin tek drejtësia.

Ata persona i kam përballë shtëpisë time, janë fqinjë me mua. S’ka ditë dhe natë që të mos bëjnë ndonjë reagim, sepse personi që më tra fikoi nuk ndodhet aty, s’e di ku është. S’kam asnjë informacion, familjarët e tij më pro vokojnë, thonë edhe gjëra të pahijshme por mundohem të shoh rrugën time e të vazhdoj përpara.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com