Moderatorja e njohur e ‘Top Channel’, Luana Vjollca do të publikojë këngën e saj më të re, të titulluar ‘1 mijë vjet’
Këtë gjë, ajo e ka bërë të ditur përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ku ka shfaqur disa momente nga klipi.
Por mesa duket, ajo nuk i ka bërë mirë llogaritë, pasi ka shkruar se kënga do të publikohet me datë 18, ndërkohë që më poshtë shkruan ‘qëndroni gati nesër’. Sot, i bie data 17, dhe këtë ia ka rikujtuar një komentues.
‘Është 17 nesër motër’ – i shkruan një komentues, si për ta rikujtuar se ka bërë një lapsus të vogël.