Jonida Maliqi ka zgjedhur ta festojë 38-vjetorin larg Shqipërisë.
Pas ndarjes nga Romeo Veshaj, ajp ka vendosur të festojë miq apo të afërm, ndonëse nuk preferoi të tregonte se me cilët shoqërohej për festën e ditëlindjes.
Këngëtarja ka zbuluar përmes një postimi në Instagram se ka udhëtuar drejt Turqisë.
Jonida ka postuar dhe një foto ku tregon karakteristikat e të lindurve më 26 Mars.
“26 Marsi është dita e integritetit. Njerëzit e lindur më 26 Mars kanë pafajësinë dhe spontanitetin e një fëmije”, shkruhet në foto.
Në këtë ditë të veçantë për të, nuk kanë munguar urimet e shumta nga miqtë dhe fansat e saj.
/NOA.al