Ilary Blasi është një prezantuese shumë e njohur në Itali, ndërsa ka mbi 1 milion ndjekës në llogarinë personale në Instagram.
Bukuroshja italiane është bërë edhe më e njohur pas martesës me ish-futbollistin Francesco Totti.
Veshjet e saj janë të përzgjedhura gjithmonë me shumë kujdes, e në paraqitjen e saj të fundit Blasi ka zgjedhur fustanin e dizenjueses shqiptare, Lia Stublla.
Me një fustan të zi të cilin e karakterizojnë rripat e hollë në bel – një nga trendet e këtij viti në modë, prezantuesja mori vëmendje të madhe.
Për Lian kjo nuk është hera e parë që bashkëpunon me emra të njohur jashtë vendit tonë.
/NOA.al