Loading...

Dëbora mbulon Shqipërinë/ Ndalohet qarkullimi i këtyre lloji automjeteve deri të hënën

Kanë nisur problemet e para të qarkullimit rrugor në disa nga akset e vendit, për shkak të reshjeve të dëborës.

Në një isnpektim nga Miloti, duke folur për kushtet e rrugës, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, bëri me dije se duke nisur nga mbrëmja e sotme, deri mëngjesin e së hënës në të gjitha akset kombëtare do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.
“Ndodhem në aksin nga nyja e Milotit në drejtim të Shkodrës, në këto momente jemi në situatën e një moti ekstrem jo vetëm për shkak të reshjeve ët dëborës, por edhe për shkak të erës e cila është e një shpejtësie mjaft të lartë. Ju bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të evitojnë qarkullimet në akset rrugore si ato kombëtare dhe ato që lidhin pjesët e qyteteve apo të fshatrave.

Situate është ekstreme, pavarësisht kësaj të gjitha borëpastruset, të gjitha kompanitë që kryejnë mirëmbajtjen në të gjithë territorin e Shqipërisë janë në krye të detyrës.

Të gjitha ato zona që kemi deklaruar se duhet të përdoren zinxhirët, nuk lejohet nga poli cia rrugore kalimi pa zinxhirë në automjete.
Ndërkohë duke nisur sot nga ora 8 e darkës do të ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda të cilat krijojnë probleme dhe bllokojnë borëpastruset, e kemi has këtë në aksin e Librazhdit në drejtim të Qafë Thanës. Deri të hënën në mëngjes në orën 08;00 të gjitha automjetet e tonazhit të rëndë nuk do lejohet të qarkullojnë në akset kombëtare”, tha Balluku.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com