Loading...

Këngëtarja e njohur shqiptare nuk i ndahet moderatorit: ‘I pari është Arian Çani,promovon grekët e serbët’

Këngëtarja Rovena Stefa duket se nuk i ndahet dot sherrit që ka me moderatorin e emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani. Ajo ka vijuar me akuzat se ai mbështet më shumë ata që merren me muzikë në Serbi apo Greqi, sesa artistët shqiptarë.

E ftuar në “Abc e Pasdites”, ajo shtoi se nuk ka asgjë personale me moderatorin por se lufton fenomenin.
“Ka edhe nga ata tipa elitar të Tiranës që thonë është muzika greke apo serbe më e mirë. Më shumë mund t’ju pëlqejë një këngë serbe që është po prapë turbofolk, muzik popullore si këngët e mia, por vetëm mos ta dëgjoj shqip. I pari psh është Arian Çani. Arian Çani vendos shumë i lumtur një muzikë greke, por që është prapë një muzik ballkanike moderne, njëjtë si kënga e Rovenës dhe këngën e Rovenës nuk e transmeton kurrë. Përse e bën këtë?,”-tha ajo.

Debati virtual mes tyre ka nisur pas një deklaratë të moderatorit se “Ballkani ka qenë Helen”, e cila bëri që këngëtarja të kërkonte publikisht bojkotimin e emisionit të tij.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com