Sot ishte dita e Anës dhe Fatjonit në “Për’Puthen” në Top Channel.
Në takimin e fundit mes tyre e kanë shijuar të gjithë, por ky i radhës ishte akoma më interesant.
Tërheqja fizike mes tyre nuk mungon dhe jo vetëm kaq, por Fationi tha se Ana po i “hy në zemër”. Ndërkohë, në takim ata kanë surprizuar, kur të ulur në një lokal, Ana i ka bërë masazh Fationit.
Ky i fundit hoqi këmishën, ndërsa Ana filloi t’i masazhonte shpatullat, e duket se Fationi e shijoi shumë këtë moment.
Fatjoni: Si je me masazhin?
Ana: Nuk jam shumë e kënaqur me atë që më kanë bërë, ty të pëlqen që të masazhojnë.
Fatjoni: Nuk e di ti si je?
Ana: Mua më pëlqen të më masazhojnë.
Ana: Fatjoni është i disponueshëm gjithmonë sidomos për relaks.
Fatjoni: Më pëlqen shumë të ledhatohem
Bora: A ka një tërheqje fizike midis jush?
Ana: Ka, nuk është vështirë të dallohet
Fatjoni: Ajo po ngre zemrën ti thua tërheqje fizike.