Mbrëmjen e sotme është mbajtur nata finale e Festivalit të 59-të të Këngës në RTSH, ku fillimisht u prezantuan 26 këngë për t’u reduktuar më pas në 25 për shkak të tërheqjes së Manjola Nallbanit.
Pas 3 netëve spektakël, juria e festivalit ka shpallur më në fund edhe fituesin e këtij edicioni.
Me një shumicë votash nga juria, fituese është shpallur Anxhela Peristeri me këngën “Karma”.
Jo vetëm jurinë, por “Karma” fitoi edhe simpatinë e publikut duke numëruar një shumë të konsiderueshme klikimesh në Youtube.
Kënga fituese do të përfaqësojë Shqipërinë në Roterdam, majin e ardhshëm.