Loading...

Dy fjalë e shumë lot/ Përlotet Arjan Konomi: ‘Ia kisha borxh Adelës’

Opinionisti Arjan Konomi i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin e Luanës “Shiko kush luan”, u rikthye pas në kohë, duke kujtuar “Big Brother”, një nga formatet më të suksesshme televizive. Konomi zgjodhi të fliste vetëm për një personazh si më të mirin ndër vite. Dhe zgjedhja e tij ishte Adelajda Xhamani, gazetarja shumë e dashur për publikun, e cila u nda nga jeta në tetor të vitit 2017, një lajm që tronditi mbarë opinionin publik.

Teksa fliste për Adelën, Konomi i kishte sytë e mbushur me lot duke shprehur vlerësimin më të lartë për gazetaren, e cila kishte arritur shumë në televizion e gazetari.
“Kjo është jeta dhe në jetë duhet të përpiqemi gjithmonë të lu ftojmë, kështu ishte Adela, u përpoq, erdhi nga një realitet i tr ishtuar, krijoi shumë polemika në televizion dhe çau pa e vr arë mendjen për atë që mendonte opinioni, për atë që u thonin njerëzit. Arriti një karrierë në televizion, në gazetari, por fati i saj ishte ky. Ndaj duhet të kërkojmë të luf tojmë, pasi jeta është e shkurtër”, u shpreh Konomi dhe përfundoi: “Ia kisha borxh Adelës”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com