Moderatorja e njohur, Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë me djalin e saj të cilin së bashku me Eduartin, vendosën ta quajnë Diell. Megjithatë fill pas këtij momenti Arbana është shfaqur në formë mjaft të mirë fizike.
Së fundmi moderatorja ka ndarë disa poza nga shtëpia e saj, ku shfaqet e veshur me fustan të zi dhe mjaft e qeshur. Ajo çfarë bie në sy është eleganca e Arbanës, e cila është kthyer menjëherë në formë perfekte fizike.
E natyrisht, ajo është pyetur menjëherë nga ndjekëset e saj për sekretin që ka ndjekur për tu rikthyer në super formë, të cilin ajo na e zbuloi sot.
Në fakt nuk bëhet fjalë vetëm për një çelës sekret, por për përkushtim dhe regjim të rregullt ushqimor si gjatë ashtu edhe pas shtatzënisë.
Ja ç’shkruan Arbana:
Gjatë shtatzënisë kam ngrënë shëndetshëm (shumë perime, fibra, pak ëmbëlsira dhe shumë ujë). Të gjitha ëmbëlsirat e gatuara gjatë karantinës i kanë ngrënë kryesisht familjarët e mi. Doktori im shumë i rreptë në lidhje me shtimin e peshës më këshilloi të mos shtoja më shumë se 8-10 kg dhe kam ngrënë shpesh dhe nga pak.
Sot, 10 ditë pas lindjes, jam 3 kg më shumë seç isha para shtatzënisë. (tjetër muhabet pastaj që edhe para shtatzënisë isha nja 3 kg më shumë seç duhet të jem normalisht). Para një jave fillova një regjim ushqimor me 1800 cal në ditë që përfshin shumë fibra, proteina, pak karbohidrate pothuajse 0 ëmbëlsira, fruta, perime, asnjë pije me gaz etj. çdo ditë pi minimumi dy nga këto, por ndonjëherë edhe më shumë. Së pari sepse kam shumë etje nga gjidhënia dhe së dyti sepse sipas librave që kam lexuara konsumimi i ujit rrit sasinë e qumështit. Absolutisht asnjë aktivitet fizik përveç dy fëmijëve që duan vëmendjen time.